Pse është mirë që…

Një seri me këshilla të shkurtra të cilat shpjegojnë se pse është mirë të ndiqen disa këshilla të zgjuara për ushqyerje kualitative.

Lifestyle

29/03/2016 22:32

… të konsumoni qumësht çdo ditë?

Po, po… tashmë e dini që qumështi është burim i më i rëndësishëm i kalciumit, ndërsa do të ishte mirë të pini të paktën tri gota të mëdha qumësht çdo ditë. Përveç kësaj, qumështi është edhe burimi më ekonomik i kalciumit, sepse siguron më së shumti kalcium me shpenzimin më të vogël të parave.

… të konsumojmë shpesh vaj ulliri?

Vajin e ullirit mund ta lyeni nëpër trup, ta vëni në flokë, ta pini… Shumë hulumtime kanë dëshmuar që në vendet mesdhetare ku konsumohet vaji virgjër i ullirit si burim kryesor i yndyrave, është e reduktuar shfaqja e karcinomave.

… të hani oriz nëse jeni në dietë?
Është shumë i ushqyeshëm, tretet lehtë, jep energjinë më shpejt dhe ndikon mirë në florën e zorrëve. Përveç kësaj, është i pasur me niseshte, minerale dhe vitamina dhe i varfër me proteina dhe yndyra. Por, nuk i përmban të gjitha aminoacidet e nevojshme, prandaj kombinojeni me fasule.

… të hani banane për kthim të shpejt të energjisë?
Bananet përmbajnë tri sheqerna natyrore – sakarozë, fruktozë dhe glukozë në kombinim me fibrat dhe kështu japin energjinë ushqyese. Hulumtimet kanë treguar që konsumimi i vetëm dy bananeve në ditë siguron energjinë e mjaftueshme për punë të lodhshme 90-minutëshe. Prandaj, nuk çudit që banania konsiderohet pema numër 1 e atletëve kryesorë botërorë. Dhe të mos harrojmë, mos e futni në frigorifer.

… ta zëvendësoni bukën e bardhë me të zezë?
Buka e zezë është e pasur me minerale, fibra, proteina, me vlerë më të vogël energjike dhe jep ndjenjë jashtëzakonisht të fuqishme të ngopjes. Nëse jeni të prirë ndaj shprehive më të shëndetshme ushqyese, zgjidhni bukën nga kokrra e plotë, respektivisht miell Graham, që është zgjedhje e shkëlqyeshme për fëmijët dhe sportistët.

… të hani misër?
Misri nuk e ngarkon trupin tuaj më kalori të tepërta, por megjithatë është i pasur me karbohidrate. Përveç kësaj, është i varfër me yndyra dhe shumë shpejt e kthen energjinë e humbur. Është burim i mirë i vitaminës B1, tiaminës, por edhe i shumë vitaminave dhe mineraleve të tjera si vitaminës B5, acidit folik, niacinës, vitaminës C, fosoforit, kaliumit dhe magnezit, ndërsa është i pasur me fibra ushqyese.

… ta shijoni shalqirin verës?
Ky ushqim freskues përbëhet nga 95 për qind ujë, ka vlerë të ulët kalorike dhe është ushqim ideal me të cilin do ta ktheni shpejt ujin ne organizëm. Është i pasur me vitamina dhe është i shkëlqyeshëm për pastrimin e organizmit. Është interesante që në disa pjesë si në jug të Amerikës, shalqiri shërbehet i spërkatur me pak kripë. Kur qëndron kështu disa minuta, bëhet më i ëmbël, më i lëngshëm dhe më i shijshëm.

… nëse digjeni në diell, të lyheni me lëng kajsie?
Lëngu i freskët nga kajsitë është ilaç natyror për lëkurën, e nëse e përzieni me mjaltë dhe ngadalë e shtrini në lëkurë, rezultatet do t’ju lënë pa fjalë. Lëkura do të bëhet e lagësht, e rivitalizuar, ndërsa ju të relaksuar.