Pse është më së miri të flesh në këtë pozitë?

Fjetja në krah zakonisht është pozita më e mirë për të fjetur. Tani e dimë se trupi jonë në mënyrë automatike e rregullon këtë pozitë gjatë natës, për të ndihmuar trurin që të ‘heqë qafe’ pengesat neurologjike të cilat mund të na dëmtojnë.

Lifestyle

03/09/2015 15:20

Një ekip hulumtues, i udhëhequr nga Helene Benveniste, një profesor në Universitetin e Mjekësisë Stony Brook, shikoi funksionimin glimfatik të një brejtësi me kontrast dinamik të MRI. Funksioni glimfatik është përgjegjës për pastrimin e trurit nga mbeturinat përmes lëngut cerebrospinal dhe interstitial.

Ky funksion shfaqet tek shumica e njerëzve gjatë gjumit. Madje edhe proteinat amiloide dhe tau, që janë të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit, largohen përmes këtij funksioni, transmeton Lajmi.net.

“Analizat treguan vazhdimisht se funksioni glimfatik ishte shumë më efikas kur një person ishte duke fjetur në pozicionin në krahë, krahasuar me pozicionin në shpinë apo në bark”, thotë Dr. Benveniste.

“Për shkak të këtyre gjetjeve, ne propozojmë që pozicioni i trupit dhe kualiteti i gjumit kanë rol të madh në funksionin e trurit dhe sëmundjet që mund të shfaqen. Andaj, këshillojmë të gjithë që, ta mësojnë trupin që të fle në pozitën e tillë, nëse mendoni se gjatë natës trupi juaj automatikisht ndërron pozitë,” shton Dr. Benveniste. (Lajmi.net)