Pse duhet vizituar Kosovën

Është evidente se ne, kosovarët, i dimë gjërat e veçanta që i ka vendi ynë. Por, është më interesante dhe e bukur kur ndonjë vizitor i huaj shkruan për to. Një vizitore nga Washingtoni tregon se pse duhet parë Kosovën.

Bota

02/02/2014 16:40

“Dhjetë arsye qesharake dhe të mrekullueshme pse duhet ta vizitoni Kosovën”.

Kështu titullohet shkrimi në blogun e Rachel Lewis – swashbucklertales.com, një avanturiste nga Washingtoni i SHBA’ve. Shkrimi daton nga viti 2013, por akoma lexohet e shpërndahet në rrjetet sociale.

Është interesante të lexosh kur të tjerët shkruajnë për vendin tënd. Aq më interesante është kur një vizitore e huaj i fton bashkëvendasit e saj ta vizitojnë Kosovën.

“Ballkani nuk është për çdokë. Disa njerëz thejsht nuk mund t’i bëjnë ballë stilit të jetës në këtë regjion, kështu që unë kam hartuar një listë me 10 arsye që do të jenë një tërheqës i mirë për të vizituar ose jo Kosovën”, shkruan Rachel.

Pas kësaj, ajo fillon me renditjen e arsyeve të vizitës së Kosovës.

Ju ftojmë t’i lexoni.

Kënaqesh duke u vozitur me Mercedes. Në Kosovë, mund t’ju garantoj personalisht se do të mund ta shijoni një vozitje me çfarëdo lloj të Mercedes’it që i përshtatet stilit tuaj për çmime shumë të lira – 2-3 euro. Kjo eksperiencë mund të jetë e juaja. Luksi është i kapshëm edhe për njerëzit e zakonshëm në Ballkan.

Arkitektura e shëmtuar të bën të të bie pak të fikët (ose shumë – pa paragjykime). Dëshironi të shihni disa objekte vërtet të shëmtuara? Ndonjëherë gjërat janë aq të shëmtuara sa që bëhen kryevepra. Mos shikoni më larg, Kryqyteti i Kosovës ju ofron objekte të tilla.

“Bukuria që quhet Biblioteka Kombëtare” – thuhet në artikull

Ke një tolerancë të madhe për alkoolin apo dëshirë për të zhvilluar një të tillë? Rakia lokale mund ta bëjë edhe një “pijanec me përvojë’ të ketë mendime të dyta. Në një pikë gjatë pijes rakia bëhet e shijshme.

Do të e shijonit një ditë në park me rroba të brendshme dhe kapelë të krijuar nga gazetat. Askush nuk ju shikon se çfarë bëni në Kosovë.

 

Ëndërroni për produktet e mishit. Ose edhe më mirë – ëndërroni për produktet e mishit me yndyrë të mbështjella me brumë? Çfarë po prisni akoma këtu – shkoni në Kosovë menjëherë!

Kënaqesh duke harxhuar orë të tëra duke pirë kafe dhe duke thurrur thashethëme për të tjerët në prezencën e njerëzëve më të vjetër që bëjnë të njëjtën gjë. Sepse, të jemi të sinqertë, nuk ka edhe aq shumë gjëra për t’u bërë këtu. Ky është aktivitet primar dhe i artë.

 

Mund të pini duhan në çdo vend e në çdo kohë. Më duhet ta përmendi se kjo gjë është jashtëzakonisht e lirë.

Mund të provoni pije energjike që në shumë vende janë ilegale. Një koktej i fuqishëm i kimikateve nuk e ka lënduar kurrë askë, andaj çfarë po pret?

“Nëse njëra nga gjërat e cekura më lart ju duket arsye e mirë për të vizituar Kosovën, ju inkurajoj fuqishëm që të mos prisni më. Përderisa këto nuk janë gjërat kryesore që e veçojnë këtë vend, besoj se do t’ju japin një pasqyrë të mirë të asaj se a ju përshtatet apo jo “shpirti ballkanik”, përfundon Rachel shkrimin e saj.

*Fotot janë marrë nga blogu i Rachel.