Pse do të fitojë Real Madrid?

Në ditën e ballafaqimit të El Clasicos mes Real Madridit dhe Barcelonës, Lajmi.net vazhdon të ju sjell gjithçka në lidhje me duelin e shumëpritur, në finalen e Copa del Rey. Pas rezultateve të finaleve të kaluara në garën e Kupës mes dy gjigantëve spanjollë, dhe kurioziteteve më interesante, tani është radha të publikojmë arsyet pse…

Sport

16/04/2014 10:39

Në ditën e ballafaqimit të El Clasicos mes Real Madridit dhe Barcelonës, Lajmi.net vazhdon të ju sjell gjithçka në lidhje me duelin e shumëpritur, në finalen e Copa del Rey.

Pas rezultateve të finaleve të kaluara në garën e Kupës mes dy gjigantëve spanjollë, dhe kurioziteteve më interesante, tani është radha të publikojmë arsyet pse Reali përkatësisht Barcelona do të fitojnë duelin.

Los Blancos do të mundohen të përsërisin suksesin e edicionit 2011 kur goli nga Cristiano Ronaldo e mposhti Barcelonën dhe ia solli trofeun Realit.

Edhe pse ylli portugez do të mungojë për shkak të një lëndimi, Carlo Ancelotti ka thënë se ka besim të plotë tek futbollistët e tjerë për t’u motivuar nga mungesa e Ronaldos, për të mposhtur Barcelonën.

Gjiganti katalan është në seri prej dy humbjeve të njëpasnjëshme dhe Reali do të mundohet t’ua jap një tjetër goditje që lehtë mund t’i lë ata pa asnjë titull të fituar gjatë këtij sezoni, duke konsideruar disavantazhin aktual në La Ligë.

Në mungesë të Ronaldos, pritet shkëlqimi i përforcimit rekord në histori të klubit, Gareth Bale.