Pse do të fitojë Barcelona?

Njësoj sikurse Real Madrid, edhe Barcelona ka arsyet e saj për të triumfuar në Copa del Rey. Ekipi i trajnerit Gerardo Martino është duke kaluar një periudhë të errët dhe për herë të parë pas tetë edicionesh u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe humbi sërish në fundjavë në udhëtim te Granada në…

Sport

16/04/2014 10:54

Njësoj sikurse Real Madrid, edhe Barcelona ka arsyet e saj për të triumfuar në Copa del Rey.

Ekipi i trajnerit Gerardo Martino është duke kaluar një periudhë të errët dhe për herë të parë pas tetë edicionesh u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe humbi sërish në fundjavë në udhëtim te Granada në kuadër të La Ligës.

Triumfi në Copa del Rey lehtë mund të jetë mundësia e vetme për të mbyllur sezonin me një titull dhe këtë e ka pranuar edhe mesfushori Andres Iniesta. Po ashtu, Barcelona mund të konsiderohet si favorite në ballafaqimin e sotëm me Realin për dy arsye të tjera.

E para, gjiganti katalan ka mposhtur rivalin në të dyja duelet e deritashme gjatë këtij sezoni në La Ligë. Dhe e dyta, Cristiano Ronaldo do të mungojë për shkak të një lëndimi.

Gerardo Martino pritet të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit dhe dëshiron ta bëjë këtë me së paku një trofe, andaj sonte e ka rastin më të mirë.

Lionel Messi u kritikua ashpër pas humbjeve nga Atletico Madrid dhe Granada. Mirëpo, ai di të shpërthejë kundër Realit dhe realizoi het-trik në fitoren e fundit në Santiago Bernabeu.