Pse disa njerëz ndjejnë të ftohtin më shumë se disa të tjerë?

Femrat shpesh raportojnë se ato ndjejnë më shumë të ftohtin se sa meshkujt, edhe pse në një mjedis të njëjtë.

Lifestyle

13/03/2015 19:05

Zhytës në Japoni zhyten për periudha të gjata në ujë të ftohtë pa komoditetin e veshjeve për ujë, ndërsa shumë prej nesh dridhemi vetëm kur na prek uji i një deti të ftohtë.

Pse ka variacione të tilla në reagimin tonë ndaj të ftohtit?
Perceptimi i të ftohtit fillon kur nervat në lëkurë dërgojnë impulse në tru për temperaturën e lëkurës. Këto impulse u përgjigjen jo vetëm temperaturës së lëkurës, por gjithashtu edhe normave të ndryshimit të temperaturës së lëkurës.

Kështu që, ne ndjejmë të ftohtit më shumë kur kërcejmë në ujë të ftohtë, kur temperatura e lëkurës bie shpejt, se sa pasi që kemi qëndruar më shumë kohë aty, kur temperatura ynë e lëkurës është e ulët por konstante, transmeton Lajmi.net.

Hovi i impulseve nervore të gjeneruara nga rënia e temperaturës së lëkurës ofron paralajmërim të hershëm të një ngjarje që ka të ngjarë të shkaktojë që temperatura e brendshme e trupit të bie (temperaturë kjo e organeve të brendshme). Nëse nuk kontrollohet, rënia e temperaturës së brendshme të trupit mund të shkaktojë një hipotermi vdekjeprurëse.

Në njerëz të shëndetshëm, sistemet fiziologjike parandalojnë hipoterminë që të ndodhë. Impulset nga lëkura arrijnë në hipotalamus, një zonë kjo e trurit përgjegjëse për kontrollin e mjedisit të brendshëm të trupit, e cila gjeneron udhëzimet në sistemin nervor që parandalon një rënie të temperaturës në bazën e trupit.

Impulset që vijnë në lëvoren celebrale, pjesa e trurit ku ndodh arsyetimi, gjenerojnë informacion se sa ftohtë po ndjejmë. Këto kombinohen me impulset të cilat arrijnë nga sistemi limbic, përgjegjës për gjendjen tonë emocionale, për të përcaktuar se shumë keq po ndjehemi në të ftohtë.

Këto ndjenja na motivojnë për të kryer sjellje të caktuara, të tilla si dridhje të tepërta apo që të vishemi më trash, dhe të ankohemi, transmeton Lajmi.net.

Të ndjesh të ftohtin shumë dhe të jesh i ftohtë nuk është e njëjta gjë. Të hedhesh në një pishinë të ftohtë do ta ndjeni të ftohtin, por kjo mund të shkaktojë që temperatura e brendshme e trupit të rritet për shkak të gjakut të ngrohtë. Temperatura e trupit mund të qëndrojë e ngritur për rreth një orë.

Shumë prej nesh e ndjejmë të ftohtin vetëm në fillimin e etheve, kur temperatura e brendshme e trupit fillon të rritet. Gjatë një ethe, qarqet nervore që kontrollojnë temperaturën e trupit rivendosen në një nivel më të lartë, kështu që trupi reagon sikur të jetë ftohtë derisa temperatura të stabilizohet.

Për këtë shkak – impulseve dhe nervave – disa mund të ndjejnë të ftohtin më shumë se të tjerët.