Pse disa gjëra ndryshojnë në tastierë?

Të gjithë i përdorim tastierat në përditshmëri, megjithatë ka disa gjëra që nuk i dimë apo edhe na kanë ikur nga mendja.

Fun

04/05/2018 10:47

 

Në qoftë se sikoni mirë tastierën do ta shihni se butonat “F” dhe “J” e kanë një shenjë ekstra që dallohet kur i prekni. Ato dy pika ekstra të ngritura në ato butona, kanë një qëllim të caktuar.

Këta dy butona janë shpikur në vitin 2002 nga June E. Botich dhe luajnë rol të rëndësishëm në procesin e të shkruarit. Ato janë të dizajnuara në mënyrë që përdoruesi të shkruajë pa e shikuar tastierën. “F” dhe “J” duhet të përdoren nga gishtat tregues dhe gishtat tjerë të jenë në shkronjat afër tyre.

Kjo do të bëjë që të shkruani më shpejt sepse i keni gishtat të vendosur në të gjitha shkronjat e rëndësishme.