Pse disa femra pikëllohen pas seksit?

Shumica e femrave duket se nuk ndjehen mirë pas kënaqësisë që e ndjejnë pasi të kenë bërë seks.

Lifestyle

10/12/2015 16:54

Laura Summers, që shkroi për DailyMail, thotë se kjo i ka ndodhur edhe asaj dhe vazhdon t’i ndodhë.

Për gjashtë vite ajo ka qenë me partnerin e saj Ben, dhe është pikëlluar dhe ka shpërthyer në lot pas momenteve speciale të intimitetit me të.

Laura, nga Kenti, që ka një djalë dy vjeç thotë: “Ben dhe unë ende bëjmë seks një herë apo dy herë në javë – dhe gjysmën e kohës unë vuaj nga ajo që mund të përshkruhet si dëshpërimi pas marrëdhënies seksuale”.

Laura është e bindur se kjo ndjenjë i shfaqet për shkak të paaftësisë dhe imazhit të dobët të trupit të saj. “Seksi mund të jetë shumë emocional për mua”, thotë ajo, transmeton lajmi.net.

Mund të duket e çuditshme, që në një epokë ku seksi portretizohet si argëtimi më i mirë i mundshëm që mund të kesh, Laura të ndjehet e pikëlluar pas aktit.

Por, sipas një studimi të ri, ajo nuk është e vetme. Edhe pse flitet pak për këtë, një hulumtim i botuar në revistën Mjekësia Seksuale ka gjetur se 46% e femrave në botë e kanë ndjenjën e dëshpëruar pas seksit – ndjenjë që karakterizohet me depresion, ankth dhe vaj. /lajmi.net