Pse Behrami nuk shkoi në Inter?

Valon Behrami ka bërë të ditur se nuk iu bashkua Interit gjatë afatit kalimtar të verës për shkak se Napoli nuk deshi t’i bënte dhuratë ish trajnerit, Walter Mazzarri.

Sport

04/09/2014 09:08

Pasi i dha lamtumirën Napolit dhe debutoi në Bundesligë me fanellën e Hamburgut, mesfushori Valon Behrami është kthyer prapa dhe ka komentuar atë që ndodhi gjatë afatit kalimtar të verës.

Raporti i tij me trajnerin Rafael Benitez nuk ishte në nivelin e dëshiruar, dhe u desh të pranonte vendimin e klubit që mos të mbetet në Itali, pavarësisht se kërkohet me ngulm nga Inter.

“Në Itali më kërkonte Inter, por ekzistonte gjithnjë vështirësia në negociata mes dy klubeve, sepse mendoj se Napoli nuk donte t’i bënte dhuratë Mazzarrit. Asnjëri nga dy klubet nuk deshi të priste deri në fund të afatit kalimtar dhe për këtë arsye erdhi oferta nga Hamburg”, deklaroi Behrami për “Ilcorrierespione.it”.