Pse ankthi nuk është aq i keq?

Ankthi është i keq, por a keni menduar ndonjëherë nëse diçka e mirë del prej tij? E pra, rezulton se të qenit ankthioz nuk ka vetëm dobësi. Ka raste kur ankthi në fakt mund të jetë i dobishëm për ju.

Fun

08/10/2017 22:30

Herën tjetër që pëllëmbët tuaja djersiten dhe jeni duke menduar për një situatë, mos harroni se mund të jetë për të mirën tuaj, për sa kohë që nuk është një çrregullim serioz ankthi, që duhet kontrolluar nga një mjek.

Këtu janë tri arsye pse ankthi mund të jetë i mirë për ju:

1) Ti je më i mençur se sa mendon

Është vërtetuar se studentët, të cilët ishin më të shqetësuar në lidhje me testet e tyre dhe mendonin për skenarët më të këqinj, ishin shpesh ata që morën notat më të mira.

Kjo për shkak se ankthi i detyron ata të studiojnë, nga frika e dështimit dhe përgatitja e tyre për më të keqen në rast se nuk marrin notën që shpresojnë.

2) Ju bën vigjilentë

Njerëzit me ankth mendojnë shumë, janë gjithmonë vigjilent, duke pritur për të gjetur diçka të parregullt për t’u shqetësuar. Ata kanë parë tashmë situata të rrezikshme në kokat e tyre një mijë herë; nuk do të ishte shumë e vështirë për ta që të njohin një prej tyre në jetën reale. Është gjithashtu e shkëlqyer pasi jeni praktikuar tashmë në kokën tuaj si do t’u përgjigjeni këtyre situatave.

3) Ju gjithmonë gjeni një zgjidhje

Nëse keni një intervistë për punë, dhe jeni shumë nervoz që nuk do ta merrni, prandaj filloni të mendoni për disa mënyra për t’i bërë përshtypje intervistuesit tuaj dhe, çuditërisht, gjithçka mund të çojë në diçka kreative, gjë e cila nuk mund të ndodhë në një mendje të qetë. /Lajmi.net/