PSD thotë se është miratuar kërkesa për uljen e pagave të zyrtarëve të lartë politik

Deputetja e PSD-së, ka thënë se kërkesa për uljen e pagave të zyrtarëve të lartë politik ka qenë e subjektit të saj.

Lajme

22/01/2019 18:27

Përmes një postimi në Facebook, Pantina ka thënë se vendimi në fjalë kontribuon në zvogëlimin pabarazisë shoqërore, raporton lajmi.net.

Postimi i plotë:

MIRATOHET KËRKESA E PSD-së PËR ULJEN E PAGAVE TË ZYRTARËVE TË LARTË POLITIKË

Kërkesa e Partisë Socialdemokrate për uljen e koeficientit, përkatësisht uljen e pagave për pozitat e larta drejtuese nga 12 në 10 është miratuar edhe nga anëtarët e tjerë të Komisionit për administratën publike.
Ulja e pagave për zyrtarët e lartë politikë dhe rritja e pagave për punonjësit e tjerë të sektorit publik, si për atë të shëndetësisë, kontribuon në zvogëlimin e pabarazisë shoqërore. /Lajmi.net/