PSD kërkon nga Vetëvendosje dhe LDK të bëhen pjesë e delegacionit shtetëror për dialog

Partia Socialdemokrate ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që të bëhen pjesë e delegacionit shtetëror për dialog.

Lajme

11/12/2018 15:21

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka folur sot për rezolutën e dialogut të Kosovës me Serbinë të cilën ka një javë që PSD bashkë me Nismën dhe Alternativën fillimisht, e kanë propozuar rezolutën dhe tekstin e ligjit për themelimin e delegacionit shtetëror që do ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

Ymeri ka pohuar se për këtë rezolutë nuk e kanë gjetur përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje e as të Lidhjes Demokratikë të Kosovës, kështu duke u bërë thirrje që të bëhen pjesë e delegacionit shtetëror.

“Në këtë fazë që jemi, është e rëndësishme që dialogun ta marrë përsipër delegacioni shtetëror. I bëj ftesë edhe njëherë LDK-së dhe LVV-së që të bëhen pjesë e këtij delagacioni në mënyrë që të kujdesemi që ky process pas shumë viteve, të jetë në favor të Kosovës”, tha Visar Ymeri.

Ymeri theskosi se PDK nuk kanë kthyer përgjigje për ligjin ndërsa për rezolutën janë dakord.

Visar Ymeri tha se Rezoluta për Dialogun me Serbinë e themelon  delegacionin shtetëror si organin  më përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të dilogut si dhe i ravijëzon qartë parimet dhe kërkesat në këtë proces, raporton zeri.info

Në këtë konferencë të mbajtur nga PSD Visar Ymeri theksoi se procesi i dialogut është mënyrë efikasë për arritjen e marrëveshjeve të qëndrueshme, ndërkombëtarisht të pranueshme dhe ligjërisht të obligueshme.

Ymeri ka pohuar se për këtë rezolutë nuk e kaë gjetur përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje e as të Lidhjes Demokratikë të Kosovës.

Visar Ymeri tutje shtoi se procesi i dialogut do të jetë I pranueshëm vetëm nëse përfundon me njohje nga Serbia.

“Për qytetarët dhe për ne si përfaqësues procesi të dialogut, procesi do të jetë i  pranushëm vetëm nëse përfundon me njohje të Ksoovës nga Serbia, anëtarësim në OKB dhe zotim të verifikueshëm për shpejtim të proceseve për integrim të Kosovës në BE”, deklaroi Ymeri.

Nënkryetari tjetër i kësaj partie, Dukagjin Gorani, tha se delegacioni është kanali i vetëm negociues në dialog dhe se me të nuk nuk bëhet as reduktimi e as kufizimi i rolit të askujt.

Gorani tutje shtoi se PSD beson se këto projektdokumente hapin rrugë për proces të balancuar.