Psa 30 vitesh, shfaqet peshkaqeni i bardhë në detin spanjoll

Një ekspeditë shkencore në detin e Spanjës ka arritur të regjistrojë pamjet e një peshkaqeni të bardhë. E veçanta është që një peshkaqen i tillë nuk është parë në këto pjesë në 30 vitet e fundit.

Fun

15/07/2018 10:44

 

Organizata për konservim, Alnitak, ka bërë të ditur që pamjet historike me peshkaqenin e bardhë kanë ndodhur më 28 qershor në një lokacion në Ishujt Baleare, pranë Mallorcas në Spanjë.

Ndërkaq, biologu Fernando Mirones ka shpjeguar për gazetën El Pais që ky lloj i peshkaqenit nuk sulmon njerëzit, përveç në raste rreziku të madh, dhe zakonisht ushqehet vetëm me tuna të vogla.

Peshkaqeni i bardhë rrallë shihet nga njerëzit pasi shfaqet vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe nuk është shumë i madh në numër, ndërkohë që jeton vetëm në detërat e Australisë, Afrikës së Jugut dhe Spanjës.