PS me 187.123 vota më shumë se sa PD

Janë numëruar më shumë se gjysma e votave dhe nga rezultatet e deritanishme në rang vendi Partia Socialiste kryeson bindshëm me 74 mandate deputetësh.

Lajme

26/06/2017 16:56

Sipas rezultateve deri në orën 16:19, PS ka marrë 456,063 vota ose 47.89 %, ndërsa, vota më pak ka PD.

Sipas rezultateve PD ka marrë 43 mandate deputetësh me 268,940 vota ose 28.24 % të votave.

LSI ka marrë 18 mandate deputetësh me 137,299 vota ose 14.423 %. PDIU ka marrë mandate deputetësh 4 me 43,939 vota ose 4.61 %.

Përndryshe deri në këtë kohë janë numëruar 3287 nga 5362 sa janë gjithsejtë.