PS: Basha të shkojë në Prokurori – Lajmi.net
PS: Basha të shkojë në Prokurori
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 15:56, 11 March 2018
Pasi përshëndetën prokurorinë për nisjen e hetimit për kontratat e lotimit të PD, socialistët parashtrojnë edhe pyetjet, për të cilat organi i akuzës duhet të pyesë direkt kreun e demokratëve Lulzim Basha.

Sipas PS, janë 1 milion dollarë të cilët Basha nuk mund t’i kalojë me deklaratën se nuk ka dijeni.

“Plot 1 milion dollarë janë hedhur për fabrikën e baltës të Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike pa dijeninë e këtij të fundit? Pse janë paguar nga kompania ruse Biniata 500 mijë dollarë për PD, siç del në kontratën e kësaj të fundit dhe çfarë janë ato 500 mijë dollarë të tjera që ai thotë se janë paguar nga 100 shqiptarë në SHBA, që ia as nuk i njeh dhe për të cilat ai ka dëgjuar rastësisht, por jo zyrtarisht”, u shpreh deputeti i PS, Ervin Bushati.

Bushati pati si pyetje kryesore edhe se çfarë mund t’u ketë premtuar Basha sipërmarrësve rus në kulmin e fushatës elektorale.

Por nga partia demokratike Enkelejd Alibeaj deklaroi se akuzat për konspiracion rus nuk mund ta ndihmojnë Edi Ramën të fshehë 2 të vërteta:

“Ai po bën gjithçka për të shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu dhe se vëllai i tij, Olsi Rama, është një nga peshqit e mëdhenj të kokainës kolumbiane”, tha Alibeaj.

Nga PD mungojnë përgjigjet për kontratat e lobimit. Ata ngrenë pikëpyetjet e tyre për kryeministrin Rama.

“Kryeministri i vendit është zhdukur nga qarkullimi dhe nuk jep përgjigje se cili ishte roli i Olsi Ramës në ngarkesën e 613 kilogramëve kokainë të pastër. Edi Rama hesht dhe nuk u thotë shqiptarëve përse është takuar fshehurazi me Saimir Tahirin të premten paradite në një nga spitalet private të Tiranës”.

PD deklaron se shndërrimi i vendit n parajsë droge është akti antikombëtra dhe antieuropian dhe jo ato që Alibej i quan skema të trasha me rusë, spiunazh dhe destabilitet.

Top Channel

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO