Provoni versionin e pjekur të patateve dhe do të harroni mishin në pjatë – Lajmi.net
Provoni versionin e pjekur të patateve dhe do të harroni mishin në pjatë
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 9:16, 20 December 2017
Këtë shtesë të shkëlqyeshme përgatiteni në mbrëmje apo në mëngjes, sepse është më e shijshme kur qëndron disa orë në frigorifer.

Do t’ju nevojitet pak më shumë mund sesa kur përgatitni purenë klasike, mirëpo është ideale për fundjavë apo për ndonjë festë familjare.

Përbërësit:

2 kg patate,
250 ml ajkë,
200 g djathë krem,
1 lugë kripë,
1 çerek luge të vogël piper të bluar,
1 thelb hudhre,
1 lugë gjalpë të shkrirë,
gjysmë luge të vogël spec të bluar.

Përgatitja:

Zieni patatet në ujë të njelmët, jo më shumë se njëzet minuta.

Përzieni ajkën, djathin, kripën, piperin dhe hudhrën e grirë, shtoni patatet dhe bëni pure.

Kur të përftoni strukturën e dëshiruar, qiteni në enë për pjekje, mbulojeni me folie dhe futeni në frigorifer për disa orë.

Ngroheni furrën në 180 gradë.

Qitni gjalpin në patate dhe sipër qitni pak spec të bluar.

Piqeni rreth 30 minuta dhe menjëherë shërbejeni. /Telegrafi.com/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO