Provoni të bëni testin që ju tregon se çfarë duhet të bëni në jetë?!

Çfarë dëshironi më shumë nga jeta? Çfarë prisni prej saj?

Lifestyle

30/10/2017 09:04

Një shprehje thotë: “Gjykojeni një njeri nga pyetjet që bën dhe jo nga përgjigjet që jep”. Nëse ende nuk e keni kuptuar se çfarë doni të bëni në jetë, jepini përgjigje 10 pyetjeve të mëposhtme dhe zbuloni profilin tuaj…

1. Çfarë do të bënit po të mund të ktheheshit pas në kohë?
a. Do mundohesha të isha më pak egoiste
b. Praktikisht, asgjë
c. Do të rishikoja një zgjedhje të rëndësishme në të kaluarën dhe tani do kisha më shumë guxim
d. Do të përfitoja që të jetoja në mënyrë të shpenguar rininë time

2. Çfarë nuk duroni dot në jetën tuaj aktuale?
a. Monotoninë
b. Lidhjet shumë të ngushta
c. Vetminë
d. Konsumizmin e kotë

3. Ju pëlqen të udhëtoni?
a. Po, më ndihmon të arratisem
b. Ah, sikur të kisha më shpesh pushime
c. Vetëm me njerëzit që kam përzemër
d. Jo, jam një njeri që nuk më pëlqen të dal

4. Zgjidhni një këngë:
a. Another day in paradise e Phill Collins
b. Bohemian Rhapsody e grupit Queen
c. She’s the one e Robbie Ëilliams
d. Comfortably Numb e grupit Pink Floyd

5. Keni një talent të veçantë?
a. Di të sillem me fëmijët
b. Ndihmoj njerëzit në vështirësi
c. Jam shumë e zonja me gjuhët e huaja.
d. Nuk më vjen ndërmend asgjë, përveçse krijoj shpesh telashe

6. Dhurata ideale për ju do të ishte…
a. Një dekoder satelitor
b. Një produkt artizanal
c. Bileta për në koncert
d. Një videolojë

7. Cila është ngjyra juaj e preferuar?
a. E kuqja
b. E zeza
c. Ngjyra blu
d. E versha

8. Cili është filmi vizatimor i preferuar nga Disney?
a. Liza në botën e çudirave
b. Hirushja
c. Princesha dhe bretku
d. Pokahontas

9. Një aksesor pa të cilin nuk bëni dot është:
a. Dorezat
b. Çanta
c. Këpucët sportive, atletet
d. Shalli

10. Çfarë doni të ndryshoni në personalitetin tuaj?
a. Do të bëhesha më altruiste
b. Do më pëlqente të isha më e fortë
c. Do të doja të isha më e lirë
d. Ndoshta të kisha pak më shumë guxim.