Provoni diçka të re jashtë krevatit

Provoni diçka të re, por 'jashtë krevatit', thonë ekspertët britanik. Nëse bëni diçka të re, si për shembull një udhëtim bashkë, nivelet e dopaminës dhe testosteronit rriten.

Lifestyle

17/10/2014 19:47

Ky fakt përkthehet ndryshe, me rritje të dëshirës për seks. Por ekspertët mendojnë se edhe thjeshtë kujtimet mund ta rizgjojnë shkëndijën e fillimit.

Thjeshtë, bëhuni nostalgjikë për atë natën ‘e çmendur’ që kaluat dikur bashkë. Ndërsa në krevat, sipas terapistëve, e rëndësishme është të prekeni kudo! Merrni kohën e duhur, prekni njëri-tjetrin, ledhatohuni, pa menduar si fillim për seksin, transmeton Lajmi.net.

Jo gjithçka mund të përkthehet në orgazëm, njësoj si në kohët e fillimit, kur jetën tuaj seksuale nuk e kishit lënë të drejtohej automatikisht.