Provon sa i fortë është xhami, por bie nga kati i 23-të

Ka ngjarje dhe situata në të cilat duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi vigjilent ndaj rreziqeve, edhe pse ndonjëherë fati nuk është në anën tonë.

Fun

11/06/2016 18:43

Një ngjarje e tillë e hidhur ka ndodhur në Toronto, Kanada ku një burrë 38 vjeç me profesion avokat dhe partner në biznes në një kompani të madhe ndërtimesh ka humbur jetën duke u treguar disa vizitorëve  sesa i sigurt ishte xhami që ata kishin përdorur për të veshur qiellgërvishtësen .

Ai herën e parë e ka goditur xhamin me grusht dhe në tentativën e dytë është përplasur fortë me krah pas xhamit , por kjo tentativë rezultoi fatale për të pasi xhami u shkëput tërësisht nga korniza e dritares dhe ai ra nga kati i 23-të i ndërtesës.