Provokimi i Ramosit për Barcelonën pasi fituan titullin e La Ligas

Sergio Ramos ka thënë se Barcelona e ka merituar titullin në La Liga e po ashtu edhe triumfin në Kupën e Mbretit.

Sport

30/04/2018 22:26

Këtë deklaratë Ramos e ka bërë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bayern Munich në ‘Santiago Bernabeu’.

Derisa e ka bërë këtë deklaratë, mbrojtësi spanjoll nuk ka lënë pa e “thumbuar” Barcelonën, duke thënë se triumfi në Ligën e Kampionëve për Real Madridin, do të ishte sukses më i madh sesa dy titujt e katalanëve.

“Barca ka pasur një vit të shkëlqyer, ata kanë fituar dy tituj, duke e fituar Kupën dhe Ligën me shumë meritë”, ka deklaruar Ramos.

“Fitimi i Ligës së Kampionëve do të ishte pozitive për ne sepse është ekuivalent me ata dy trofe të Barcës, ndoshta edhe më shumë. Për mua, do të ishte një sezon i madh, për ne dhe ata”./Lajmi.net/