Provokim i rëndë nga LDK: Koalicionin PDK-AAK-Nisma e paraqesin të dhunshëm (Foto)

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyl dhe kandidat i mundshëm i kësaj partie për deputet, ka provokuar rëndë me një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Lajme

20/05/2017 20:50

Avdyli, i cili është mjek me profesion koalicionin LDK-AKR-Alternativa e ka përshkruar me fotografi si koalicion të dijes, derisa koalicionin tjetër PDK-AAK-Nisma, si koalicion të dhunës, shkruan lajmi.net.

Në foton e përshkrimit të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Avdyli e ka vendosur një revole me plumb të shkrepur.

“Edhe 3 javë kanë mbetur,kur ju do vendosni në mes: Penës a pushkës, Zhvillimit a zhvatjes, Shtetndërtimit a privatizimit, Investimeve a Korrupsionit. #ldk #bashkemundemi #shiheminefinale”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Haxhi Avdyli

haxhai1