Provoi t’i vidhte telefonin, hajduti e pëson keq nga gruaja

Videoja tregon momentin e pazakontë kur një pasagjere e autobusit lufton kundër një tjetër pasagjeri, që provoi t’ia vjedhë telefonin.

Fun

16/02/2019 18:05

Një dëshmitare, nga Buenos Aires së Argjentinës, incizoi momentin, në të cilin viktima mbizotëron hajdutin dhe ia përplasë pajisjen për fytyre.

Autori i krimit dëgjohet duke qarë dhe kërkuar mëshirë, por gruaja nuk ndalon. Ai bën thirrje të vazhdueshme ndaj shoferit që ta hapë derën e pasme, por shoferi refuzon ta bëjë këtë.

Ndërkaq, hajduti pohon se kishte tentuar ta vjedhë smartfonin me pretekstin se vajza e tij ishte e uritur, ndërsa ky nuk kishte para për t’i blerë ushqim.