Provoi sosin me specat më të djegës në botë, për pak sa nuk humbi vetëdijen nga dhimbja (Foto/Video)

Një adoleshent nga Anglia ka mbetur me fytyrë të skuqur duke bërtitur “gjuha po më digjet”, derisa po shijonte sosin me specat më të djegës në botë.

Fun

21/03/2017 18:23

Videoja e postuar në internet, shfaq momentin kur ky i ri fillon të pështyj nga dhimbjet e mëdha derisa gojën e kishte të mbushur me lëng të specave të djegës, transmeton Telegrafi.

“Gjërat përkeqësohen kur gjuha filloi të më enjtet. Pasi e kuptova se jam në telashe vrapova për ta kapur gotën e mbushur me qumësht, por as ajo nuk më kryente punë”, ka deklaruar adoleshenti.

Videoja e publikuar në Facebook ka marrë mijëra pëlqime, për guximin që ky i ri e kishte treguar pasi ishte shprehur i gatshëm që provojë sosin e djegës.