Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Meksikës, ky pilot del i pari – Lajmi.net
Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Meksikës, ky pilot del i pari
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 11:27, 29 October 2017
Kanë përfunduar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Meksikës, në Formula 1 dhe Sebastian Vettel ka qenë fituesi i tyre.

Gjermani i Ferrarit vendosi kohën më të shpejtë dhe fitoi të drejtën të niset i pari në garën e nesërme, ndërsa la pas pilotin e Red Bullit, Max Versttapen.

Vetëm vendi i 3-të për pilotinbritanik të Mercedes, Lewis Hamilton, që do të niset në të njëjtën linjë me shokune tij të ekipit, Valteri Bottas, ndërsa i 5-ti do të niset piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen.

Gara e Çmimit të Madh të Meksikës do të zhvillohet nesër në orën 21:00 dhe me shumë gjasa do të kurorëzohet edhe kampioni i këtij sezoni.

Lewis Hamilton kryeson renditjen me 66 pikë më tepër se Vettel, kur kanë mbetur edhe 3 gara, ndaj nesër do t’i mjaftonte renditja mes 5 të parëve, për t’u shpallur kampion, pavarësisht rezultatit të pilotit të Ferrarit.

Fjalët kyçe: Lewis Hamilton

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play World Soccer Champion