Provat e para që shimpanzat besojnë në Zot (VIDEO)

Shkencëtarët janë befasuar nga këto pamje të cilat ata mendojnë se janë prova që shimpanzat besojnë në Zot.

Fun

09/03/2016 20:02

Laura Kehoe, student për doktoraturë në Universitetin Humboldt në Berlin gjeti disa ‘prova’ kur po studionte ne Republikën e Ginesë.

Ajo vuri një kamerë të fshehtë që të regjistronte sjelljet e shimpanzave dhe u mahnit nga ajo çfarë gjeti, transmeton lajmi.net.

Video tregon majmunët që po mblidhen rreth pemës e cila duket se ka gërrvishtje në lëkurë. Pastaj shimpanzat gjuajnë gurë dhe bëjnë zëra të çuditshme rreth pemës, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit i vendosin me rradhë në bazën e pemës.

Laura thotë: “Ndoshta kemi gjetur provat e para që shimpanzat kanë krijuar një lloj vendi të shenjtë.”/lajmi.net