Prova se dikur kishte jetë në Mars mund të jetë zbuluar

Shkencëtarët amerikanë besojnë se kanë gjetur prova se dikur ka ekzistuar jeta në Mars

Bota

03/02/2016 18:17

Pas studimeve të rralla minerale këtu në Tokë, Dr. Steven Ruff dhe Dr. Jack Farmer, nga Universiteti Shtetërorë në Arizona, kanë sugjeruar se depozitat e pazakonta në sipërfaqen e Marsit mund të jenë krijuar nga mikrobet,  një teori e cila mund të jetë një nga më të rëndësishmet në historinë shkencore, transmeton lajmi.net.

Siç raporton Smithsonian, procesi filloi kur NASA zbuloi depozita të pazakonta në një shkëmbë brenda planetit të kuq Gusev në vitin 2009.

Kur u shqyrtuan këto minerale nga afër, shkencëtarët gjetën se ato ishin të mbuluara në forma të vogla lulelakëra,  për të cilat ata ishin në gjendje për të gjetur një shpjegim më të thellë.

“Gusev” gjendet në një zonë të Marsit për të cilën astrobiologët besojnë se dikur ishte mbuluar me burime të nxehta. Megjithatë, ashtu si pjesa tjetër e Marsit, kjo zonë tashmë është e thatë dhe jopjellore, dhe nuk ka ndonjë shenjë jete dhe aktiviteti, transmeton lajmi.net.

Për të hetuar më tej, Ruff udhëtoi për në shkretëtirën Atacama në Kili, një zonë shumë të thatë, të pajetë dhe me nivel të lartë mbidetarë, që shumë shkencëtarë besojnë që është një prej mjediseve më të mira të Marsit.

Duke u ndalur tek hetimet në rajonin El Tatio të kësaj shkretëtire, ​​e cila është mbushur përplotë me burime të nxehta, Ruff ishte i befasuar që kishte gjetur formacione që duken të ngjajshme me ato të cilat ishin zbuluar në Mars.

Shembuj të këtij formacioni janë gjetur në Parkun Kombëtar Yellowstone në SHBA, dhe një shesh vullkanik në Zelandën e Re. Në të dyja këto vende, janë gjetur fosile të vogla të cilat mbajnë të gjitha vulat e jetës së lashtë mikrobike.

Nëse mikrobet krijuan këto formacione në Yellowstone dhe në Zelandën e Re, ata mund ta kishin bërë të njëjtën gjë edhe në Kili. Kjo nuk është e paarsyeshme për të sugjeruar se formacionet identike në Mars mund të jenë formuar në të njëjtën mënyrë, transmeton lajmi.net.

Lidhja e tyre ende nuk është përfundimtare, megjithëse mjedisi në Mars mund të krahasohet me zonat në tokë, në disa kuptime janë ende shumë të ndryshme me njëra tjetrën. Edhe pse në formacione biologjike duket e ngjashme, kjo nuk do të thotë që ka fakte.

Këto formacione edhe pse janë interesante dhe të rëndësishme, për fat të keq ende nuk janë pjesë përfundimtare e dëshmive që ka pasur jetë në Mars.

NASA është duke eksploruar Marsin, por nuk do të jetë e mundshme për t’i parë mineralet nga një vështrim më i afërm. Megjithatë, planifikimet për “Mars 2020” thonë se janë disa mundësi të vogla për të ditur më shumë rreth kësaj teorie për vitet në vijim. /lajmi.net