Prototipi i veturës fluturuese zbulohet në Vjenë (Video)

Kompania sllovake AeroMobil ka zbuluar veturën fluturuese në festivalin 'Pioneers' në Vjenë.

Fun

01/11/2014 22:19

AeroMobil Roadster 3.0, prodhimi i parë në botë i një veture fluturuese, i cili transformohet nga një automobil në aeroplan në vetëm disa sekonda, është zbuluar në festivalin ‘Pioneers’ në Vjenë.

I ndërtuar në Sllovaki, automobili kompakt është i dizajnuar për të qenë në gjendje që të vozitet në një trafik normal në rrugë dhe të përshtatet në hapsirë njëjtë si një avion, transmeton Lajmi.net.

AeroMobil 3.0 ka një trup prej fibrave të karbonit dhe një motor 912 Rotax që mundëson që vetura të lëvizë deri në 160kmh në rrugë dhe 200kmh në ajër.

Krahët e veturës futen brenda në trup kur ajo është në rrugë por hapen automatikisht kur është gati për të fluturuar. Sidoçoftë, vetura nuk do të jetë e lirë pasi që do të kushtojë diku rreth £172,000.