Protestuesit në Drenas: “Ti s’je mësues, je përdhunues”

Në Drenas po mbahet protesta për rastin e abuzimit të 16 vjeçares.

Lajme

08/02/2019 12:04

Shumë persona janë mbledhur në Drenas pas skandalit që tronditi opinionin, ku ishin të përfshirë një mësues dhe një polic, e të dy nga ta kishin abuzuar seksualisht me A.G, atëherë në moshë të mitur.

Protestuesit kanë reaguar me thirrje të ndryshme ndaj personave të dyshuar për rastin e abuzimit ndaj 16 vjeçares, transmeton lajmi.net.

“Ti s’je mësues, je përdhunues” dhe “Mem shkollu jo me më dhunu”, janë dy prej thirrjeve kryesore të protestuesve. /Lajmi.net/