Protestuesit gjuajtën koktej molotovi edhe në shtëpinë e kryeministrit

Policia  e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth zhvillimeve të sotme gjatë mbajtjes së seancës për zgjedhjen e Presidentit dhe eskalimin e situatës në mes të protestuesve dhe Policisë.

Lajme

26/02/2016 22:10

Sipas tyre, protestuesit kanë sulmuar me koktej molotovi edhe shtëpinë e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës si dhe në afërsi të sajë janë konfiskuar një koktej molotovi i pashpërthyer dhe dy të tjerë të shpërthyera.

Policia sqaron se referuar sipas informacioneve të pranuara nga tereni është verifikuar se tri lokacionet ku janë gjetur dhe konfiskuar nga policia sasia e mjeteve të dyshuara, (6) çanta me (39) shishe koktej molotovi dhe (38) copë shishe me ngjyrë janë;

Sheshi Adem Jashari – ( janë hedhur koktej molotovi drejt zyrtarëve policor dhe objektit të kuvendit të RKS-se, si dhe janë konfiskuar sasi të koktej molotovit), raporton lajmi.net

Rruga “Ilir Konushevci” te shtëpia e Kryeministrit të Kosovës – (është sulmuar me koktej molotovi hyrja e shtëpisë së kryeministrit të RKS-se, si dhe në afërsi të sajë janë konfiskuar një koktej molotovi i pashpërthyer dhe dy të tjerë të shpërthyera).

Sheshi Skënderbeu – (brenda në tenda janë konfiskuar koktej molotovi, shishe me ngjyrë dhe sprej)./ Lajmi.net