Protestues të opozitës vijnë në Prishtinë

Ekipi i lajmi.net ju sjell fotografitë nga ardhja e protestuesve të opozitës në Prishtinë.

Lajme

26/02/2016 10:38

Dy autobusë me rreth 100 mbështetës të partive opozitare janë bërë gati të nisën për t’iu bashkuar protestës në Prishtinë. Si qëllim kryesor kanë rrëzimin e Qeverisë dhe kundërshtimin e zgjedhjes së Presidentit.

Kjo është deklarata që dha aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Feka, para se të niset nga Mitrovica.

Por, kësaj herë nuk janë mobilizuar shumë pasi që, sipas Faton Fekës, shumë qytetarë tashmë gjenden në Prishtinë.

Ndërkohë, shumë nga protestuesit e opozitës kanë ardhur tashmë në Prishtinë. Disa autobusë me protestues, kanë mbërritur në parkingun prapa pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Ekipi i lajmi.net ju sjell fotografitë nga ardhja e protestuesve të opozitës në Prishtinë. /lajmi.net