Protestues nga mbarë Shqipëria nisen drejt Tiranës

Qytetarë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë janë nisur drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, e cila pritet të nisë në orën 10:00.

Lajme

18/02/2017 09:12

Bëhet e ditur se nga qyteti i Gjirokastrës janë nisur tre autobusë, ndërsa nga qyteti i Fierit janë nisur 10 autobusë.

Ndërkohë më herët, protestuesit janë njoftuar që të kenë kartë identiteti, ndërsa në çdo automjet janë vendosur kamera në mënyrë që nëse debatojnë me policinë gjatë rrugës të filmohen.

Nga informacionet paraprake mësohet se nga qyteti i Patosit nuk do të ketë autobusë, por vetëm automjete që do të nisen për në Tiranë.

Gjithashtu protestues janë nisur edhe nga qyteti i Shkodrës, por edhe nga qytet të tjera të Shqipërisë.