Proteston ‘topless’ në konferencë për media kundër Marine Le Pen (Foto/Video +16)

Rojet u detyruan të nxjerrin jashtë konferencës një protestuese ‘topless’ e cila ndërpreu konferencën për shtyp të mbajtur nga kandidatja franceze për presidente, Marine Le Pen.

Bota

25/02/2017 21:24

Protestuesja ishte nga organizata radikale feministe ‘Femen’, që e cilësoi kandidaten për presidente si një feministe të rreme, transmeton lajmi.net

Truprojat ishin të shpejt duke e larguar nga salla e konferencës vajzën e cila ishte gjysmë e zhveshur.

Këtë veprim e arsyetoi organizata në fjalë e cila deklaroi se asnjë program i Le Pen nuk promovon fuqizimin e grave, dhe nuk ngrit barazinë ndërmjet gjinive.

Ndërkohë, politikat e Le Pen janë kryesisht anti-BE, duke premtuar edhe një referendum për largim të Francës nga Bashkimi Evropian. /Lajmi.net/

lepen3 le-pen2