Protestojnë refugjatët sirianë: Nuk dëshirojmë të qëndrojmë në Kroaci (Foto/Video)

Rreth 500 refugjatë që aktualisht janë të vendosur në hotelin “Porin” në Dugave të Zagrebit, kanë filluar të protestojnë për shkak se nuk duan të qëndrojnë në Kroaci, shkruan index.hr.

Lajme

17/09/2015 16:44

Në një moment, nga hoteli filloi të vrapojë një azilkërkues duke bërtitur, “të gjithëve do t’iu vrasë!”, dhe ka gjuajtur me gurë gazetarët, transmeton lajmi.net.

Disa gurë fatkeqësisht kanë goditur kameramanët e televizionit HTV, derisa azilkërkuesi është rrëmbyer nga policia të cilët menjëherë e kanë kthyer në dhomë të hotelit.

Refugjatët të cilët kanë ardhur në hotelin “Porin”, u kanë thënë gazetarëve se dëshirojnë të largohen sepse janë të padëshirueshëm, dhe ky fakt i ka zemëruar ata tej mase të cilët gjithashtu filluan të gjuanin jashtë mobilet, shtretërit dhe gjësendet e tjera të metalta, duke bërtitur “Liri, liri”. (lajmi.net)

Hoteli 4Hoteli 3

17.09.2015., Zagreb - U hotelu Porin smjestene prve izbjeglice. Photo: Slavko Midzor/PIXSELL
Hoteli 1
YouTube player