Protestohet me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona”

Me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona” organizata joqeveritare “Beyond the Wall” ka protestuar, pas rasteve të shumta të vdekjeve në vendin e punës në ndërtimtari.

Lajme

09/10/2018 13:07

Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajazit” për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë me 93 helmeta për rastin e çdo të vdekuri në vendin e punës. Helmetat u vendosën në rrethojat e ndërtesës së Qeverisë, raporton EO.

Kushtrim Ahmeti, organizator i protestës, tha se secili rast që zbardhet, helmeta largohet nga rrethojat e Qeverisë. Dhe se për çdo të vdekur në vend të punës shtohet një helmetë në rrethojat e ndërtesës së Qeverisë.

“Me rastin e fundit që vdiq edhe një punëtorë në vendin e punës u bë numri 18 për 10 muaj prandaj të shqetësuar prej këtij fakti dashtëm me marrë një iniciativë që me kane që kujtohet pak më shpesh. Vendosëm një moto ‘Ndërtesat janë tuajat, jetët janë tonat’ edhe vazhduam që me thirr njerëz me i vendos në rrethojat e qeverisë me idenë që këta me i pas numrat”.

“Na kërkojmë që këto helmeta mos me u heq prej këtu, dhe çdo ditë qoftë pushtetarët qoftë dikush tjetër që  nuk kemi bërë asgjë  për ta. Nëse vdes një punëtore shtohet një numër tjetër, nëse zbardhet një raste atëherë këto largohen qoftë një nga një qoftë të gjitha. Kërkojmë mos me u largu e në qoftë se i largon Qeveria atëherë ata janë bashkëfajtor për këto raste që po ndodhim”.

“Ky është aksioni i parë, na jem duke e përpiluar një listë që do të bëhet në bashkëpunim me sindikatat e tjera dhe gjithçka, njëra prej pikave të kësaj liste është një pension jetësor për të gjithë personat që vdesin në vendin e punës për shkak se zakonisht nëpër rajone por edhe në pjesë të tjera të Kosovës burri është i vetmi që punon në shtëpi ndërsa të tjerët janë të papunë dhe me vdekjen e një krahu të punës vdes e gjithë familja mbetet pa të ardhura, mbete në mëshirën e fatit”.

“Kështu që na kërkojmë që të jetë ky pension që ata të munden me mbijetuar që mos me pas nevojë me shti dorën dhe me lyp”.