Protestë në Klinë për lirinë e Haradinajt

Para objektit komunal të Klinës është zhvilluar protestë për lirinë e Ramush Haradinajt.

Lajme

21/02/2017 14:21

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së organizuan sot protestë para Kuvendit Komunal të Klinës për lirinë e Ramush Haradinajt.

Ramush Haradinaj që po mbahet në Francë që nga 4 janari kur u arrestua me një fletarrestim të INERPOL-it të lëshuar nga Serbia, pritet të dalë para gjykatës franceze në Colmar më 2 mars, kur do të vendoset lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e tij.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, tha se përvjetori i nëntë i pavarësisë së Kosovës ishte festë gjysmake pa Haradinajn.

“Kosova pa gjeneral është gjysmë Kosovë. Ne 9 vjetorin e pavarësisë e kemi festuar në mënyrë gjysmake,” tha Gucati, teksa shtoi se Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar dy herë në Hagë./kallxo.com/