Protestë masive para Parlamentit maqedonas

Mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë janë mbledhur para Kuvendit të Maqedonisë për të shprehur revoltën e tyre ndaj kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili, sipas opozitës maqedonase, është fajtor direkt për vrasjen e 22 vjeçarit Neshkovski.

Lajme

06/05/2015 20:04

Protestuesit u drejtuan në orën 18.00 drejt godinës së qeverisë, por u penguan nga forcat speciale policore. Protestuesit janë të vendosur që të protestojnë deri në dorëheqjen e kabinetit të kryeministrit Gruesvki, i cili sipas “bombave” te Zaevit është i përfshirë në vrasjen e Neshkovskit.

Incidenti i djeshëm para objektit qeveritar, me ç’rast u plagosen më shumë se 20 demonstrues dhe mbi 30 policë dëshmojnë se është duke ardhur kulmi i revoltës ndaj qeverisë aktuale, shkruan portali zhurnal.