Protestë kundër projektit “Shkupi 2014”

Marsh protestues për shkak të projektit “Shkupi 2014” është paralajmëruar sot, sipas programit të kampit të lirisë të vendosur para Qeverisë. Qytetar dhe aktivistë do të nisen nga Qeveria në ora 18:00 dhe do të marshojnë deri te ministria e kulturës, transmeton zhurnal.mk

Lajme

30/05/2015 13:49

Pas marshit, në periudhën prej orës 19 deri në orën 20, para të pranishmëve në kamp do të flasin Ilija Nikolovski nga partia e pensionistëve, Stanislav Pipan, profesor universitar, Maksim Dimitrievski nga LSDM dhe Goran Misoski nga PRSD.

Sonte në programin e kampit paralajmërohet muzikë, video, art me Xhabir Deralla dhe mysafir tjerë.

Marshi protestues, “Shkupi 2014”, vijon pas publikimit të djeshëm të audio incizimeve, të cilat ashtu si tha opozita tregojnë se personalisht kryeministri Nikolla Gruevski është krijues i projektit që e ka ndryshuar pamjen e Qendrës së Shkupit.