Protestë kundër barrikadës mbi Ibër

Pranë barrikadës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, të shtunën Iniciativa Qytetare për Veprim organizon aksion protestues për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës, kthimin e shqiptarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre si dhe ndaljen e spastrimit etnik dhe kolonizimit që Serbia po e bën atje.

Lajme

27/05/2016 23:59

Ky aksion është hapi i parë i Iniciativës Qytetare për Veprim me qëllim organizimin, sensibilizimin dhe angazhimin qytetar për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në veri.

“Iniciativa Qytetare  për Veprim është organizim qytetar i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare për angazhim në zgjidhjen e problemeve politike, ekonomike dhe sociale. Mendojmë që qytetaria aktive është promotori themelor i ndryshimeve të domosdoshme politike dhe shoqërore që duhet të ndodhin në vendin tonë”, thuhet në një komunikatë të kësaj Iniciative.

Në komunikatë thuhet se duke parë agresionin politik që shteti i Serbisë po ndërmerr në veri të Kosovës, duke kolonizuar në tërësi pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe mosveprimin e qeverisë së Kosovës, besohet që me angazhim dhe presion qytetar “do ta detyrojmë BE-në dhe qe verinë e Kosovës që t’i ndalin planet hegjemoniste të Serbisë për shkatërrimin e Republikës së Kosovës”. /Kp