Protestë e madhe në Nyon, para selisë së UEFA-së

Shqiptarët kanë vazhduar me protestat e tyre, pasi tani kanë zbarguar në Nyon të Zvicrës, aty ku gjindet dhe selia kryesore e UEFA-së.

Sport

25/10/2014 17:17

Dje dhe sot janë zhvilluar protesta të mëdha në Prishtinë dhe Tiranë, pasi shqiptarët kanë mbetur të shokuar më vendimin e UEFA-së për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Telegrafi raporton se shqiptarët tashmë kanë zbarkuar në Nyon të Zvicrës, për të protestuar mbi selinë e shtëpisë të futbollit europian, UEFA-së.

Padyshim që vendimi i UEFA-së për ti dhënë fitoren prej 3-0 Serbisë, ka qenë skandaloz, duke parë atë që kanë bërë serbë në stadiumin e Partizanit në Beograd.