Protestat në Shqipëri, Aurela Gaçe rrëfen historinë e hidhur me studentët protestues

Tash e sa ditë po vazhdojnë protestat e studentëve në Shqipëri.

ShowBiz

17/12/2018 12:04

Studentët po vazhdojnë të protestojnë, me qëllim që të realizohen kërkesat e tyre, shkruan lajmi.net.

Këto protesa kanë ngjallur reagime të shumta edhe tek personazhet publike, e në mesin e tyre ishte edhe Olti Curri.

Olti ka treguar se si kanë reaguar nga mbarë bota për protestën e studentëve shqiptarë, kurse këngëtarja Aurela Gaçe ka rrëfyer një histori aspak të këndshme që i kishte ndodhur me protesta.

“Shumë emocionuese. Uroj qe te mos perfitoje askush me kauzen e me ata studente qe dalin vertete per te drejtat e tyre. E them kete, sepse historia perseritet… ata qe luftojne per te drejtat, marrin mbase dicka, e te tjere …fitojne shume. Besoj se me kupton cfare dua te them. Nje here, pa asnje bindje politike, u perfshiva me disa studente ( Akademia e Arteve shume afer me Corpus) e sic ishim ne mesim, e lame, e u bashkuam ke te tjere. Une isha shume naive te besoja se ata qe ishin ne krye te studenteve, kerkonin disa te drejta per studente. Pas disa muajsh, i pashe ata qe me kapardiseshin neper ministrira, kishin zene karriget. I ja kishte vlejt mundi i tyre qe te nxisnin te rinj te tjere… zhgenjim i madh per shpirtin tim. Uroj qe te mos u ndodhe kjo gje edhe atyre qe besojne ne disa te drejta per te arritur rezultate ne
shkolle”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrbI0TIB-kz/