Protestat në Samitin G20, dëmet arrijnë shifrën në 12 milionë euro

Në Hamburg, ku më 7 dhe 8 korrik u mblodhën zyrtarët e vendeve më të zhvilluara industriale në botë, tre ditë zgjatën trazirat e grupeve antiglobalizuese

Bota

18/07/2017 13:09

Një grup që përfaqëson shoqëritë e sigurimeve në Gjermani njoftoi se trazirat që ndodhën në këtë vend në fillim të qershorit gjatë Samitit të vendeve të G20 i kushtuan shtëpitë e sigurimeve deri në 20 milionë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Hamburg, ku më 7 dhe 8 korrik u mblodhën zyrtarët e vendeve më të zhvilluara industriale në botë, tre ditë zgjatën trazirat e grupeve antiglobalizuese.

Pas përfundimit të samitit, pjesëmarrësit e protestës vendosën pengesa dhe vënë zjarre në automjete teksa policia i shpërndante me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Shoqata e shoqërive të sigurimit njoftoi të martën se sipas vlerësimeve të para dëmet arrijnë deri në 12 milionë euro dhe se një e treta e kësaj shume ka të bëjë me dëmtimin e automjeteve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi pas samitit se do të bashkëpunojë me autoritetet në Hamburg dhe do t’u ndihmojë njerëzve që janë goditur si pasojë e protestave.