Protestat e detyrojnë në dorëheqje kryeministrin e Haitit

Kryeministri i Haitit, Laurent Lamothe ka dhënë dorëheqje, pas protestave të dhunshme anti-qeveritare për shkak të vonimit të mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Bota

14/12/2014 13:00

Dorëheqjen e tij Lamothe e bëri përmes një fjalmi televiziv.

“Unë po e lë postin e kryeministrit këtë mbërjme me ndjenjën e arritjes së detyrës sime”, ka thënë ai.

Protestuesit kanë kërkuar që të jap dorëheqje edhe kryeministri Lamothe por dhe Presidenti i vendit, Michel Martelly, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Presidenti Martelly kishte shpallur zgjedhjet në vitin 2011 por ato u shtynë përmes një dekreti presidencial për shkak të krijimit të ligjit të zgjedhjeve.

Politikanët opozitar po e akuzoj Presdientin Martelly se ai po dëshiron që të sundoj përmes dekretit dhe se po favorizon qeverinë në mënyrë të padrejtë, duke e autorizuar atë që të votojë legjislacione në mënyrë të padrejtë.

Mandati i deputetëve të parlamentit haitian skadon në janar të vitit 2015, ndërkaq nëse zgjedhjet nuk mbahen deri atëherë, Presidenti Martelly mund të sundoj përmes dekretit.

Një komision parlamentar vendosi të premten se kryeministri Lamothe duhet të jap dorëheqje së bashku me kryetarin e Gjykatës Supreme, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.