Protesta zhvendoset prapa Teatrit Kombëtar

Protesta e cila ishte në sheshin Ibrahim Rugova është zhvendosur në rrugët e tjera të kryeqytetit prapa Teatrit Kombëtar

Lajme

24/10/2015 00:39

Ndërkohë, po vazhdon të ketë përleshje mes policisë dhe protestuesve.

Protestuesit kanë filluar të bëjnë shkatërrime nëpër qytet. Njëjtë sikurse në protestën e kaluar ata i kane ndezur kontejnerët e bërllokut dhe duke hedhur zjarr në drejtim të policisë.

E gjitha filloi pasi që aktivistët e mbledhur para Kuvendit hodhën koktej molotovi brenda oborrit të Kuvendit dhe në drejtim të Policisë./GazetaExpress