Protesta zhvendoset në Kryesinë e Kuvendit, Basha: Na ndiqni të dorëzojmë mandatet

Protesta e opozitës po zhvendoset nga Parlamenti për në Kryesinë e Kuvendit, pasi kreu i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta ndjekin atë dhe depuetetët e tjerë teksa shkojnë për të dorëzuar mandatet.

Lajme

21/02/2019 12:11

Por bashkë me protestuesit, po zhvendosen edhe disa prej efektivëve të policisë, të cilët do të bëjnë sigurimin e Kryesisë së Kuvendit si edhe të kryeministrisë.

Deri në këto momente nuk janë shënuar incidente, përveçse disa fishekzjarreve dhe tymueseve të hedhura nga protestuesit.

Ndërsa protesta e kaluar u karakterizua me incidente.