Protesta të dhunshme në Athinë, persona të maskuar tentojnë të hyjnë në Parlament (Video)

Në Greqi kanë nisur protestat popullore për të kundërshtuar masat e reja shtrënguese të qeverisë për të normalizuar ekonominë.

Bota

18/05/2017 23:12

Përpara Parlamentit në Athinë janë mbledhur turma protestuesish, ndërsa një grupim me maska u përpoqën për t’u ngjitur në shkallët e Parlamentit grek.

Grupi prej 30 persona të maskuar sulmuan policinë që ishte vendosur për të penguar protestuesit.

Këta të fundit nisën të hidhini bomba molotov drejt oficerëve të policisë.

YouTube player
YouTube player
YouTube player