Protesta para Qeverisë dhe Kuvendit të Maqedonisë

Qytetarët që tashmë disa ditë me radhë po protestojnë para objektit të Qeverisë, Parlamentit dhe disa institucioneve të tjera shtetërore kanë bërë thirrje për një protestë të radhës para Kuvendit, në shenjë revolte për mos dorëheqjen edhe të kryeministrit.

Lajme

13/05/2015 14:57

Siç njoftojnë nga iniciativa “Protestoj”, përderisa në Kuvend do të votohen ministrat e ri, ata do të kërkojnë tërheqjen e tërë garniturës qeveritare.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që në mënyrë sa më masive dhe të bindshme që të ju bashkohen protestave të përditshme në ora 18:00 para Qeverisë. Ky është vetëm fillimi. Të bashkuar në frymën e solidaritetit, drejtësisë dhe paqe, do të qëndrojmë pas mburojës së lirisë. Jemi më të fortë se kurrë”, shkruante në thirrjen e kësaj iniciative.Alsat