Protesta në Turqi, pas sulmeve vdekjeprurëse (Foto)

Mijëra protestues  janë mbledhur në Stamboll, duke brohoritur parulla antiqeveritare dhe duke fajësuar qeverinë për sulmet me bomba në Ankara, ku humbën jetën së paku 95 persona, dhe rreth 245 të tjerë u plagosën. Turqia është në zi për të vrarët nga sulmet e së shtunës në Ankara. Qeveria turke i ka cilësuar dy shpërthimet…

Bota

11/10/2015 11:27

Mijëra protestues  janë mbledhur në Stamboll, duke brohoritur parulla antiqeveritare dhe duke fajësuar qeverinë për sulmet me bomba në Ankara, ku humbën jetën së paku 95 persona, dhe rreth 245 të tjerë u plagosën.

Turqia është në zi për të vrarët nga sulmet e së shtunës në Ankara.

Qeveria turke i ka cilësuar dy shpërthimet kundër një marshimi për paqe, si akt terrorist.

Kryeministri Ahmet Davutoglu ka thënë se ka shenja të fuqishëm se kamikazët kanë kryer shpërthimet.

Ato kanë ndodhur derisa një grup njerëzish është mbledhur për të kërkuar zgjidhje të konfliktit midis forcave turke dhe militantëve kurdë.

Marshimi, i cili më pas është anuluar, është organizuar nga partitë pro-kurde dhe majtiste.

Mijëra protestues më pas janë mbledhur në Stamboll, duke brohoritur parulla antiqeveritare dhe duke fajësuar qeverinë për sulmet me bomba në Ankara.

Pamjet televizive kanë treguar skena paniku dhe njerëz të shtrirë në tokë dhe të mbuluar me gjak.

Shpërthimet kanë ndodhur pranë stacionit kryesor të trenave, ku po zhvillohej një marshim, që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit./Rel/

turqi1

turqi2

turqi3

turqi4

turqi5

turqi6

turqi7