Protesta në Stamboll: “Shteti është vrasës” (Foto)

Pas sulmit me bomba në Ankara ku kanë vdekur së paku 95 persona, në Stamboll është mbajtur një protest ku kanë marrë pjesë së paku 10 mijë njerëz, transmeton Asociated Press.

Bota

10/10/2015 23:47

Protesta është siguruar nga numër i madh i policëve, por nuk është shënuar ndonjë incident.

Disa nga protestuesit kanë pasur veshur fanella me mbishkrimet: “Shteti është vrasësi” dhe “I dimë vrasësit”, duke bërë përgjegjës për sulmet në Ankara shtetin turk.

Përveç në Stamboll, protesta janë mbajtur edhe në qytetet Izmir dhe Diarbakir.

Stamboll1 Stamboll2 Stamboll3 Stamboll4 Stamboll5