Protesta në Paris, 92 të lënduar e mbi 200 të arrestuar

Më shumë se 200 vetë u arrestuan dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Paris të shtunën pasi shpërthyen përleshje mes policisë dhe protestuesve.

Bota

02/12/2018 11:18

Zëdhënësi i policisë tha për CNN se së paku 92 vetë u plagosën, duke përfshirë 14 policë, pasi protestuesit me “xhaketa të verdha” dolën në rrugë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të gazit dhe taksave të naftës, përcjell lajmi.net.

Protestat e së shtunës shënuan javën e tretë me radhë të këtyre protestave, megjithëse me rreth 36.500 pjesëmarrës në të gjithë vendin ata ishin në numër me të vogël, se në javët e kaluara, sipas Ministrisë së Brendshme të Francës.

Javën e kaluar, rreth 53,000 morën pjesë, ndërsa rreth 113,000 kishin protestuar javë më parë. /Lajmi.net/