Protesta në disa qytete të Shqipërisë

Në Shkodër po zhvillohet një protestë kundër qeverisë, me protestuesit që kanë bllokuar hyrjen e qytetit.

Lajme

10/12/2018 18:28

Në Kavajë protestuesit kanë bllokuar autostradën Durrës-Rrogozhinë.

Ata janë ndalur me automjetet e tyre në autostradë, ndërsa shprehen se janë në mbështetje të studentëve dhe po ashtu protestojnë për çmimin e naftës.

Pas një ore, protesta në Kavajë u mbyll dhe qarkullimi i makinave iu rikthye normalitetit.

Edhe në Lezhë, pasditen e së hënës, banorët kanë dalë në protestë. /tch